Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, gjendet e braktisur foshnja 1 muajshe

Tiranë, gjendet e braktisur foshnja 1 muajshe
October 12
10:32 2016

Një foshnje një muajshe është gjetur e braktisur ditën e djeshme në Tiranë. Kanë qenë banorët e një pallati në rrugën “Arkitekt Sinani” që kanë parë foshnjën e mbështjellë me një batanije të hollë, lënë mes shiut dhe të ftohtit.

Ata kanë lajmëruar menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë shkuar në vendngjarje. Mësohet se foshnja është dërguar në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Njoftimi i policisë

“Më datë 11.10.2016, në rrugën “Arkitekt Sinani”, para një pallati, është gjetur një foshnje rreth 1 muajshe, e braktisur dhe e paidentifikuar. Foshnja u dërgua në maternitetin “Koço Gliozheni”.

/Blitz.al/

 

Etiketimet
Shperndaje