Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë – Finalizohet operacioni “Kllojka”, sekuestrohen 6 armë zjarri dhe 80 kg Cannabis Sattiva, në pranga 2 shtetas

Tiranë – Finalizohet operacioni “Kllojka”, sekuestrohen 6 armë zjarri dhe 80 kg Cannabis Sattiva, në pranga 2 shtetas
October 12
14:57 2016

Nga  Anduena Llabani

Sot, në datë 12.07.2016, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 bënë të mundur finalizimin e operacionit “Kllojka”, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: 1. Xhelal Biraçi, 78 vjeç, banues në Tiranë; 2. Shahe Biraçi,41 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit: G. Biraçi, 41 vjeç, banues në Tiranë. Kapja në flagrancë e këtyre shtetasve u bë pas informacionit të marrë se në banesën e tyre kishte municion luftarak. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tyre në fshatin “Kllojkë” iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3 armë zjarri automatik, model 56; 1 armë zjarri automatik, model 54 (sharrs); 2 armë zjarri pushkë, model 63.

Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi bime e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me peshë rreth 80 kg si dhe një peshore elektronike që shërbente për peshimin e kësaj bime. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Nenet 278-25 dhe 283-25 të Kodit Penal./Blitz.al/

Komento
Shperndaje