Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë – Emrat e të ndaluarve për korrupsion në OSHEE

Tiranë – Emrat e të ndaluarve për korrupsion në OSHEE
September 21
16:36 2016

Nga Anduena Llabani

Tiranë – Sot më datë 21.09.2016, nga Seksioni për Korrupsionin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bazuar në pamjet filmike të transmetuara në emisionin investigativ “Stop” në TV “Klan”, u bë ndalimi i shtetasit:

  • Emirjon Lluka, 31 vjeç, punonjës i një firme private sigurimi.

Ndalimi i tij u bë për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Gjithashtu po ndiqen në gjendje të lirë shtetasit: • E. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist i kujdesit ndaj klientit OSHEE.

  • M. B., 30 vjeçe, banues në Tiranë, me detyrë specialiste e kujdesit ndaj klientit OSHEE.

Për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas i ka kërkuar dhe marrë një qytetari shumën prej 35.000 lekësh të reja në këmbim të heqjes së kamatë-vonesës në vlerën 120.000 lekë të reja që ai kishte si debi ndaj kompanisë OSHEE.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal./Blitz.al/

Komento
Shperndaje