Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë/ E përplasi makina, gruaja ndërron jetë në spital

Tiranë/ E përplasi makina, gruaja ndërron jetë në spital
November 24
16:56 2017

Sipas Syri.net ka ndërruar jetë në QSUT, gruaja e cila u përplas nga një makinë pasditen e sotme në kryeqytet. Lajmi konfirmohet nga burime spitalore.

Gruaja është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një 21-vjeçar teksa kalonte rrugën. Ajo është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por pavarësisht përpjekjeve për bluzave të bardha për ti ardhur në ndihmë, ka ndërruar jetë.

“Tiranë, Informacion paraprak:

Më datë 24.11.2017, rreth orës 16:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në bulevardin ” Zhan Dark” ka ndodhur një aksident. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake rezulton se: Në bulevardin ” Zhan Dark” , shtetasi Agron Dedja, 21 vjeç, duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar një këmbësore, e cila po kalonte rrugën. Shtetësja e paidentifikuar akoma ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vëndngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”

Shperndaje