Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, dyshime për eksploziv brenda pakos, rezulton se kishte vetëm mbeturina

Tiranë, dyshime për eksploziv brenda pakos, rezulton se kishte vetëm mbeturina
March 27
15:04 2016

Një pako e dyshimtë , e gjetur në ashensorin e një pallati, ka alarmuar policinë e Tiranës ditën e sotme. Në rrugën “Merdar Shtylla”, në zonën e Komunës së Parisit, në një pallat 8 katësh, është gjetur një qese që dyshohej se përmbante lëndë eksplozivi. Në vendin e ngjarjes mbërritën shërbimet policore dhe ekspertët xhenierë, por në fund rezultoi se brenda pakos kishte vetëm mbeturina.

Trazirat e kohëve të fundit kanë tronditur opinionin publik, aq sa tashmë ndiejnë dyshim dhe frikë dhe nga një qese mbeturinash, që ndonjë i papërgjegjshëm e ka harruar në ashensor.

 

Shperndaje