Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, do të transferohej, infermierja mbidozë ilaçesh për të vrarë veten

Tiranë, do të transferohej, infermierja mbidozë ilaçesh për të vrarë veten
February 08
12:52 2017

Pasi ka marrë letrën që do ta transferonte nga puna, një infermiere e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë ka tentuar t’i japë fund jetës.

Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur 2 ditë më parë dhe infermierja 38-vjeçare me inicialet A.P. punonte prej vitesh në QSUT.

Nga informacionet e spitalit thuhet se A.P. ka marrë një dozë të madhe morfine ditën e hënë dhe tashmë ajo ndodhet e shtruar në gjendje të rëndë në reanimacion dhe rrezikon jetën pasi doza e ilaçeve ka qenë tepër e lartë.

Transferimi i saj do të bëhej nga Kirurgjia për te Sektori i Djegies dhe Plastikës.

Megjithatë, priten detaje në vijim për shkaqet që e kanë çuar të kryejë këtë veprim ekstrem. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje