Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, dhunohet me mjete të forta një person në zonën e “Freskut”

Tiranë, dhunohet me mjete të forta një person në zonën e “Freskut”
August 15
11:51 2016

Një shtetas 54-vjeçar është dhunuar me mjete të forta ditën e sotme në Tiranë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e “Freskut” në kryeqytet.

Shtetasi i identifikuar si B. Karaj 54 vjeç, është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QSUT. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e shkaqeve dhe identifikimin e personave përgjegjës. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje