Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, dhuna në familje, arrestohen 4 shtetas

Tiranë, dhuna në familje, arrestohen 4 shtetas
November 11
10:17 2016

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 4 shtetas që kanë ushtruar dhunë në familjet e tyre.

Lajmërimi është bërë nga policia e Tiranës. Sipas njoftimit zyrtar bëhet me dije se: “Është arrestuar 41-vjeçari Adrian B, i cili ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Është arrestuar 43-vjeçari Alket K., i cili ka shkelur urdhrin e gjykatës dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes.

Elduin T, 19 vjeç, është arrestuar sepse ka rrahur babain e tij.

Ervis Sh. 28 vjeç, ka rrahur bashkëshorten e tij M.Sh.

Materialet përkatëse i kanë kaluar prokurorisë.

Komento
Shperndaje