Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë – Devijon nga rruga duke rënë nga një lartësi 20 m, humb jetën drejtuesi i mjetit

Tiranë – Devijon nga rruga duke rënë nga një lartësi 20 m, humb jetën drejtuesi i mjetit
October 05
09:07 2016

Nga Anduena Llabani

Deklarata e policisë

Tiranë – Më datë 05.10.2016, te numri i emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një mjet i cili kishte dalë nga rruga në Linzë.

Shërbimet e Komisariatit rajonal Rrugor Tiranë, me të mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar mjetin tip “Mercedes Benz”, i cili kishte dalë nga rruga e për pasojë kishte rënë nga një lartësi rreth 20 m.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., 24 vjeç. Në mjet nuk janë konstatuar pasagjerë.

Ka qenë e nevojshme ndërhyrja e zjarrfikësve për të bërë të mundur nxjerrjen e viktimës nga mjeti.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për gjetjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje