Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, “Chaos Party” vë në pranga 11 persona. Ja emrat

Tiranë, “Chaos Party” vë në pranga 11 persona. Ja emrat
December 11
10:51 2016

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 11 persona mbrëmjen e djeshme, në kuadër të operacionit të koduar “Chaos Party”, të zhvilluar në zonën e ish-Bllokut.

Gjithashtu policia bëri me dije se u shoqëruan për verifikim edhe 29 persona të tjerë.

Kontrollet janë kryer pas informacioneve dhe një pune intensive në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku është arritur të dokumentohet veprimtaria kriminale dhe arrestimi në flagrancë i disa shtetasve për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e ambienteve  për përdorim droge”.

Në këto lokale dyshohej se menaxherët e tyre krijonin kushtet e nevojshme për klientët e tyre që të konsumonin lëndë të dyshuara narkotike, lëndë të cilat shpërndaheshin nga stafi ose shpërndarës që hiqeshin si klientë të këtyre lokaleve.

Shtetasit e arrestuar nga Policia e Tiranës janë:

  1. Andri Buxhuku, 46 vjeç, banues në Tiranë, menaxher i lokalit; përshtatja e lokalit për përdorim droge.
  2. Geri Pogoni, 29 vjeç, banues në Tiranë, menaxher i lokalit; përshtatja e lokalit për përdorim droge.
  3. Elton Murati, 34 vjeç, banues në Tiranë, “klient” – shpërndarës i lëndëve narkotike.
  4. Dorjan Plaku, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh, “klient” – shpërndarës i lëndëve narkotike.
  5. Oltion Bekteshi, 36 vjeç, banues në Tiranë, menaxher i lokalit; përshtatja e lokalit për përdorim droge.
  6. Erjon Dobi, 24 vjeç, banues në Tiranë, “klient” – shpërndarës i lëndëve narkotike.
  7. Redi Roshi, 25 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.
  8. Ermir Papadhimitri, 30 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.
  9. Emiljano Llupo, 22 vjeç, banues në Tiranë, staf – kamerier i lokalit, shpërndarës i lëndëve narkotike.
  10. Filip Fermanis, 31 vjeç, banues në Tiranë, menaxher i lokalit; përshtatja e lokalit për përdorim droge.
  • Arlind Kozeli, 36 vjeç, banues në Tiranë, DJ dhe bashkëpronar i lokalit; përshtatja e lokalit për përdorim droge.

 

Ndërkohë që është proceduar penalisht shtetasi Elvis Lufi, 36 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar:

– 5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë;

– 3 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva;

– 20 aparate telefonike të markave të ndryshme;

– 2 kanoçe inoksi (për ngrohjen e lëndës narkotike, me mbetje lëndë të dyshuar narkotike);

– 4 tuba plastikë.

pol

pol-1

pol-3

pol-4

Komento
Shperndaje