Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë- Bie suvaja e tavanit në një shkollë 9-vjeçare , lëndohet mësuesja

Tiranë- Bie suvaja e tavanit në një shkollë 9-vjeçare , lëndohet mësuesja
February 12
11:19 2018

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Burimeve nga policia treojnë  për Ballkanweb se në Rrugën “Pjetër Budi”, te Shkolla “Osman Myderizi”, ka rënë suvaja e tavanit të një klase.

Nga rënia e materialeve, është dëmtuar mësuesja me iniciale E. P., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve por pa probleme për jetën. Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se nuk ka nxënës të dëmtuar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimet në lidhje me këtë çështje. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje