Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, babai dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 2 fëmijët e tij të mitur

Tiranë, babai dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 2 fëmijët e tij të mitur
November 23
11:44 2016

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, pasi një baba dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy fëmijët e tij të mitur.

Sipas policisë së Tiranës, është arrestuar shtetasi Denis.Sh, 32 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht fëmijët A.Sh, 7 vjeç dhe U.Sh, 6 vjeç.

Gjithashtu ai ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, R.M., 29 vjeç, së cilës i është dhënë urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje.

Akuza është ngritur nga bashkëshortja e tij dhe tashmë do të duhet përfundimi i hetimeve për të mësuar se sa të vërteta janë këto pretendime.

Shtetasi në fjalë  ka qenë edhe më parë i dënuar për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje