Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë – Automjeti i ikën policisë, përplaset me një mur rrethues

Tiranë – Automjeti i ikën policisë, përplaset me një mur rrethues
September 25
18:39 2016

Nga Anduena Llabani

Tiranë – Në rrugën “Sami Frashëri”, shërbimet e policisë “Shqiponja” i kanë bërë me shenjë për të ndaluar mjetit me targa AA858NS. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe ka vazhduar rrugën me shpejtësi, si rezultat mjeti me të dhënat e mësipërme, në rrugën “Prokop Mima”, është përplasur me një mur rrethues të një banese.

Drejtuesi i automjetit së bashku me dy shokët e tij që udhëtonin me të janë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Drejtuesi i mjetit Bektash Muka, rreth tre muaj më parë ka goditur një mjet të policisë që përdorej nga “Shqiponjat”, pasi këto të fundit i kanë bërë shenjë ndalimi, por edhe në atë rast përsëri është larguar.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet.Policia po vijon kontrollin e imtësishëm të automjetit për ndonjë send të kundraligjshëm./Blitz.al/

Komento
Shperndaje