Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, arrestohet për vjedhje një vajzë 16-vjeçare

Tiranë, arrestohet për vjedhje një vajzë 16-vjeçare
October 07
10:02 2016

Nga Anduena Llabani

Tiranë – Arrestohet në flagrancë një shtetase dhe shpallet në kërkim një tjetër për veprën penale të vjedhjes.
Zbardhen një sërë vjedhje banesash.
Më 06.10.2016, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetases:
– Malbora K., 16 vjeçe, banuese në Tiranë, e dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”, si dhe është bërë shpallja në kërkim e shtetasit:
– A. X., 23 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Ndalimi i shtetases Malbora K. dhe shpallja në kërkim e shtetasit A. X., është bërë pasi në bashkëpunim me njëri – tjetrin, më datë 06.10.2016, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit S. H., në Kamëz.
Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas janë autorë të dyshuar të ngjarjeve si më poshtë:
Më datë 29.02.2016, në dyqanin e shtetasit L. K., kanë vjedhur telefonin tip iPhone.
Më datë 17.05.2016, në një dyqan shërbimesh telefonike, me operatore shtetasen J.B. kanë vjedhur një orë të markës “Mikyd Woc”.
Më 19.07.2016, në mjetin tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit I. R., kanë vjedhur një çantë, në të cilën kishte disa karta dhe një shumë monetare.
Më 29.07.2016, në banesën e shtetases B. K., kanë marrë një shumë monetare dhe disa bizhuteri.
Më datë 30.07.2016, në banesën e shtetasit O. S., kanë vjedhur një shumë monetare dhe disa bizhuteri.
Më datë 22.08.2016, shtetases M. S. kanë tentuar t’i vjedhin çantën.
Më datë 23.08.2016, shtetases N. C. i kanë vjedhur çantën bashkë me disa sende personale.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Neni 134-22 i Kodit Penal./Blitz.al/

Komento
Shperndaje