Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë – Arrestohet një shtetas për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe e municionit

Tiranë – Arrestohet një shtetas për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe e municionit
September 27
11:14 2016

Nga Anduena Llabani

Tiranë – Arrestohet në flagrancë një shtetas me akuzën “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.

Sekuestrohet një armë zjarri tip pistoletë dhe një krehër me dy fishekë.

  • Juxhin Kulla, 23 vjeç, rezident në Itali.

Këtij shtetasi, më 27.09.2016, rreth orës 00:30, në rrugën “Qemal Stafa”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 i kanë kapur në flagrancë një armë zjarri të tipit pistoletë, të cilën e mbante me vete pa leje.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtja pa leje të armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal./Blitz.al/

vr

 

Komento
Shperndaje