Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, arrestohet 21-vjeçari. Kanosi me armë 3 persona

Tiranë, arrestohet 21-vjeçari. Kanosi me armë 3 persona
September 18
13:58 2016

Nga Anduena Llabani

Vijon puna e strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje apo për tendenca të ndryshme kriminale.

Më datë 18.09.2016, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Xhoni Hitaj, 21 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e policisë, pas informacioneve të marra se në rrugën “Nuçi Naçi”, rreth orës 00:30, shtetasit I. F., S. F. dhe E. C. janë konfliktuar dhe kanosur nga Xhoni Hitaj dhe një person tjetër, për identifikimin e të cilit po punohet, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë ku kishte ndodhur konflikti.

Falë veprimeve të shpejta profesionale u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i armës që shtetasi i arrestuar së bashku me shtetasin tjetër që ende nuk është kapur kishin kërcënuar tre shtetasit e mësipërm.

Arma pistoletë e tipit “SIGSAUER P226”, 9mm dhe një krehër me 10 fishekë u gjetën të fshehura në një pallat pranë vendit të ngjarjes, në një kuti matësi uji në katin e tretë dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, të parashikuara nga Nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal. /Blitz.al/

Shperndaje