Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë- Arrestohen tre persona, shisnin drogë pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme

Tiranë- Arrestohen tre persona, shisnin drogë pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme
February 13
11:07 2018

Tre persona janë arrestuar në flasgrancë nga policia pasi shpëndanin drogë në shkollat 9-vjeccare. Në pranga kanë rënë tre përsona Isuf Haka, Jurdian Kondilli, Armando Durishti. Janë sekuestruar 68 doza me lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• I.H., 32 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

• J.K., 19 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

• A.D, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të ‘‘Moskallëzimit të krimit dhe përshtatja e lokalit për përdorim droge” parashikuar nga nenet 300 dhe 285 /a i Kodit Penal.

Shtetasit e mësipërm janë kapur në flagrancë në rrugën “Frederik Shiroka”, në afërsi të një shkolle, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit I.H. iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 10 dozash lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje