Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë – arrestohen në flagrancë 4 shtetas, përgatiteshin për hakmarrje

Tiranë – arrestohen në flagrancë 4 shtetas, përgatiteshin për hakmarrje
November 13
11:19 2016

Nga Anduena Llabani

Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasve:

  1. Edmond Marku, 32 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lezhë për vjedhje.
  2. Blindim Isa, 25 vjeç, banues në Kukës, i dënuar më parë për vrasje me dashje.
  3. Artur Shehu, 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike.
  4. Klodjan Koca, 34 vjeç, banues në Fushë-Kuqe.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë kapur në flagrancë duke përgatitur një silenciator për ta montuar në pistoletën tip “Zastav”, të cilën e mbanin pa leje. Këtë armë po e përgatisnin për të kryer vrasjen e një shtetasi, për motive gjakmarrje (nuk jepen të dhëna mbi personin e shënjestruar për arsye hetimi dhe sigurie). Arma e sipërcituar është gjetur në banesën e shtetasit Edmond Marku, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga Nenet 80/25 dhe 278 Kodit Penal./Blitz.al/

Komento
Shperndaje