Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, arrestohen dy persona, kryenin shitje fiktive të kromit duke falsifikuar dokumente

Tiranë, arrestohen dy persona, kryenin shitje fiktive të kromit duke falsifikuar dokumente
November 18
10:16 2016

Nga Anduena Llabani

Më datë 17.11.2016, specialistët e Seksionit Për Krimin Ekonomiko-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasve:

– Mehmet Dauti, 45 vjeç, banues në Kukës.

– Sokol Nasufi, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe po punohet për kapjen e shtetasit: R. D., 52 vjeç, banues në Kukës.

Këta shtetas, duke qenë administratorë dhe ortakë të disa subjekteve, dyshohet se me anë të mashtrimit, kanë kryer shitje fiktive të kromit, duke falsifikuar dokumente me qëllim rimbursimi dhe përfitimi, pa paguar tatimin e TVSH-së, në vlerën 40.000.000 lekë. Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga Nenet 144/a dhe 186 të Kodit Penal./Blitz.al/

Komento
Shperndaje