Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë – arrestohen 2 persona, shfrytëzonin të mitura për prostitucion

Tiranë – arrestohen 2 persona, shfrytëzonin të mitura për prostitucion
November 21
13:59 2016

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim, sepse akuzohen për shfrytëzim prostitucioni.

Blutë e kryeqytetit bënë me dije se u arrestuan  Xhonatan Terpollarin, 21 vjeç, Florian Bregun 36 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi L.B.

Sipas policisë, në klubin e natës që zotëronin ata kishin punësuar 3 vajza si balerina, të cilat i shfrytëzonin edhe si prostituta.

Njëra prej tyre M.D. është marrë në punë nga Terpollari dhe është shfrytëzuar për një kohë të gjatë në klubin e natës si balerinë dhe prostitutë me klientë të ndryshëm që siguroheshin nga bashkëpunëtorët e tyre. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje