Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, aksident në bulevardin “Bajram Curri”, humbin jetën dy shtetas

Tiranë, aksident në  bulevardin “Bajram Curri”, humbin jetën dy shtetas
November 21
22:40 2016

Nga Anduena Llabani

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku dy të rinj kanë vdekur pasi motori me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga.

Më datë 21.11.2016, rreth orës 21:20, në bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës së ish-Bllokut, drejtuesi i motorit me targa “AP 105” ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar. Drejtuesi i motorit dhe pasagjeri u dërguan menjëherë në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy shtetasit që udhëtonin me motor, të identifikuar si Klejdi Halili 21 vjeç dhe Ergi Dini 22 vjeç, rreth orës 21:50, kanë ndërruar jetë në spital, si pasojë e dëmtimeve të marra. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen veprimet hetimore./Blitz.al/

Komento
Shperndaje