Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, 75-vjeçarja kallëzon vajzën: “Do të më nxjerrë nga shtëpia”

Tiranë, 75-vjeçarja kallëzon vajzën: “Do të më nxjerrë nga shtëpia”
August 11
20:30 2017

Prokuroria e Tiranës po heton në gjendje të lirë një 51-vjeçare, e cila është kallëzuar në polici nga nëna e saj e moshuar.

Nëna  e 51-vjeçares ka shkuar në Komisariatin e Policisë në Vorë dhe e ka kallëzuar atë pasi, sipas saj, e bija e fyen dhe dhunon psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme me qëllim që e moshuara të largohet nga shtëpia dhe të përfundojë në azil.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.08.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasen Dh.A, 51 vjeç, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka fyer me qëllim që ta largojë nga banesa nënën Xh.D, 75 vjeç. Neni 119 i Kodit Penal.

/Blitz.al/

Shperndaje