Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, 4 nxënës shfaqin probleme shëndetësore si pasojë e kimikateve të pastrimit

Tiranë, 4 nxënës shfaqin probleme shëndetësore si pasojë e kimikateve të pastrimit
October 06
15:33 2016

Nga Anduena Llabani

Në datë 06.10.2016, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë nga drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Jashar Hoxha”, në Kamëz, se 4 fëmijë në shkollë kanë pasur probleme shëndetësore.

Menjëherë në shkollë është dërguar grupi hetimor, ku drejtoresha e kësaj shkolle ka dyshuar se njëri nga nxënësit mund të ketë pasur lëndë narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë kontrolluar të gjithë shkollën dhe ka rezultuar se në shkollë nuk është konstatuar asnjë lëndë e dyshuar narkotike. Nga kontrolli i imtësishëm dhe aroma e ndierë nga shërbimet dyshohet se aroma ka qenë kimikat (në formë të gaztë) që përdoret për pastrim.

Nxënësit të cilët kanë shfaqur probleme me shëndetin kanë marrë mjekimin e nevojshëm në spital. Sipas deklaratave të tyre, aroma ka qenë shumë e fortë.

Nga deklarimi i mjekut të spitalit figuron se këto shqetësime nuk kanë ardhur si pasojë e aromës së ndonjë lënde narkotike, por nga aroma e ndonjë kimikati të fortë.

Shërbimet e policisë po punojnë për evidentimin e llojit të kimikatit të futur në shkollë./Blitz.al/

Shperndaje