Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, 32-vjeçari gjendet i varur në oborrin e shtëpisë

Tiranë, 32-vjeçari gjendet i varur në oborrin e shtëpisë
September 23
09:22 2016

Mëngjesin e sotëm është gjetur i varur një 32-vjeçar  në oborrin e banesës së tij, në rrugën “Besim Alla”, në Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Tiranës thuhet se 32-vjeçari Gerard Avxhia është gjetur i varur në një pemë në oborrin e shtëpisë së tij rreth orës 6:46 të mëngjesit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se Avxhia mund të jetë vetëvarur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar Avxhian drejt vetëflijimit./Blitz.al/

Shperndaje