Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, 17 vjeçari përdhunon moshataren!

Tiranë, 17 vjeçari përdhunon moshataren!
April 25
17:29 2018

Një 17 vjeçar është marrë nga policia dhe është duke u hetuar nga Prokuroria pasi dyshohet për përdhunimin e një të miture.

Ngjarja është regjistruar në Tiranë në datën 31 mars të këtij viti.

Por gjendja psikologjike e vajzës së përdhunuar e kishte bërë të pamundur rrëfimin më parë të ngjarjes së rëndë.

Sipas denoncimit të bërë në polici, djali me iniciale F.G. ka kryer marrëdhënie intime me 16 vjeçaren pa dëshirën e saj.

Tashmë, të gjitha materialet proceduriale gjenden në prokurorinë e Tiranës. /Blitz.al/

Shperndaje