Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, 1 person në pranga e 2 në kërkim. Kërcënuan me armë një shtetas

Tiranë, 1 person në pranga e 2 në kërkim. Kërcënuan me armë një shtetas
December 30
12:35 2016

Nga Anduena Llabani

Një person ka rënë në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi kanë kanosur me jetë një të tretë.

Policia bëri me dije se u arrestua shtetasi Shkëlzen Hajdari, 23-vjeç si dhe janë shpallur në kërkim J.S, 23 vjeç dhe A.N, 21 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi kanë kërcënuar me armë shtetasin E.K.

Ngjarja ka ndodhur në 28 dhjetor kur personat në fjalë e kanë telefonuar E.K për t’i lënë takim dhe gjatë takimit e kanë kërcënuar atë duke i vendosur pistoletën në kokë, bën me dije policia.

Mendohet se Hajdari i ka marrë pistoletën shtetasit A.N dhe me të ka kërcënuar personin që ka kryer dhe denoncimin më pas.

Pas kryerjes së veprimeve proceduriale, shërbimet e komisariatit nr.5  kanë mundur të prangosin Shkëlzen Hajdarin dhe kanë shpallur në kërkim 2 personat e tjerë që e ndihmuan atë. Materialet i janë kaluar prokurorisë, për veprat penale të “Moskallëzimit të krimit”, dhe “Kanosjes”.  /Blitz.al/

Shperndaje