Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tirana si Hollanda! Nisma më e re e Bashkisë për stacionet e autobusëve

Tirana si Hollanda! Nisma më e re e Bashkisë për stacionet e autobusëve
August 14
12:14 2019

Kryebashkiaku Veliaj i ka kushtuar vëmendje transportit urban dhe këtëherë vjen me një risi .

Për herë të parë në Tiranë, stacionet e autobusëve do të jenë me çati të gjelbëruar.

Kjo nismë e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës  e liston kryeqytetin në mesin e vendeve ambientaliste si Holanda, Danimarka apo Suedia.

Për herë të parë në vendin tonë, duke filluar nga kryeqyteti, stacionet e autobusëve do të jenë me çati të gjelbëruar, të cilët jo vetëm do të na mbrojnë nga vapa e këtyre ditëve, por njëkohësisht ndihmojnë edhe në pastërtinë e Tiranës.

“Por, ne nuk jemi si Hollanda”, është justifikimi më i zakontë i atyre që ende nuk i pranojnë korsitë e biçikletave, stacionet e gjelbra të autobusëve apo çdo risi tjetër urbane. Megjithatë, sapo kemi vendosur stacionet e para me çati të gjelbër, të cilët jo vetëm na mbrojnë nga vapa e këtyre ditëve, por ndihmojnë edhe në pastërtinë e Tiranës”,- shkruan kryebashkiaku Veliaj në Instagram.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë gjatë këtyre katër viteve një sërë nismash për mjedisin, si mbjellja e 2 milionë pemëve deri në 2030, promovimi i biçikletave, autobusët elektrik etj.

Komento
Shperndaje