Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Tirana shpallet Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022

Tirana shpallet Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022
November 22
14:30 2019

Tirana është shpallur Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022 mbrëmjen e djeshme në Amiens dhe momenti kur kreyqyteti ynë ka triumfuar ka qenë një spektakël i vërtetë, i mbushur plot emocion.

Gara ishte  e fortë mes 5 qyteteve kandidate, por në fund juria e specializuar përzgjodhi Tiranën. Siç e shihni edhe nga kjo video-ja e mëposhtme, gëzimi i të rinjëve që përfaqësonin Tiranën dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, që punuan për më shumë se një vit për fitoren e djeshme, ka qenë sa i papritur, aq edhe i papërmbajtshëm.

Të pranishëm në sallën e Teatrit “Zhyl Vern” në Amiens ishin mbledhur qindra të rinj të ardhur nga shumë vende të Europës, si dhe personalitete të larta, mes tyre edhe Presidenti i Francës, Macron, i cili ndër të tjera foli për sfidat që ka Evropa dhe rolin e rinisë në heqjen e barrierave.

Tirana u vlerësua për fokusin tek të rinjtë, duke filluar nga ata më të vegjlit me çerdhet, kopshtet, shkollat, këndet e lodrave, e deri te studentët me rikonstruksionin e konvikteve, apo krijimin e një sërë lehtësirave që ofron karta e studentit e kthyer në realitet. Kryeqyteti ynë ishte në finalen e këtij projekti së bashku me Baia Mare-n e Rumanisë, Kazan në Rusi, Poznan në Poloni dhe Varazdin në Kroaci.

Akordimi i këtij çmimi është edhe një mundësi fantastike për ta kthyer Tiranën 365 ditë plot me aktivitete dhe në një pikë takimi për mijëra të rinj nga shumë vende të Europës. /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Share