Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tirana e përgjakur, dy atentate brenda natës

Tirana e përgjakur, dy atentate brenda natës
March 17
10:40 2016

Mbrëmja e djeshme në kryeqytet është mbyllur me gjak. Brenda një nate kanë ndodhur dy atentate dhe si pasojë ka humbur jetën një ish-efektiv i policisë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut, ku shtetasi Ajet Zeqaj, 35 vjeç, nga Tepelena, ka rënë viktimë e një atentati duke humbur jetën. Babai i tri vajzave kishte pak ditë që ishte kthyer nga Franca ku kishte banuar për disa muaj. Zeqaj është ekzekutuar rreth orës 22:15 pranë një lokali të basteve sportive, afër sheshit “Willson” dhe dyshohet se atentatori ka përdorur një armë me silenciator, pasi dëshmitarët kanë thënë se nuk kanë dëgjuar gjë. Autori i ka ngritur pritë viktimës, i cili po dilte nga lokali me një mikun e tij. Policia ka marrë në pyetje dëshmitarët dhe mikun që shoqëronte Zeqajn në momentin e vrasjes, gjithashtu ka sekuestruar disa kamera sigurie në afërsi të vendit të ngjarjes. Miku i viktimës ka deklaruar për policinë se nuk ka arritur ta dallojë personin që ka qëlluar për shkak të errësirës. Ndërkohë, grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.

Jo shumë larg ka ndodhur një atentat tjetër, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur biznesmeni i ndërtimit, 56-vjeçari Lulëzim Kazani. Ai është plagosur me dy plumba, në afërsi të banesës së tij te “Komuna e Parisit”, në rrugën “Medar Shtylla”, rreth orës 21:00. Kazani ka qenë në makinë me bashkëshorten e tij, duke ecur drejt banesës, kur i kanë dalë përpara dy persona dhe e kanë qëlluar me një armë automatike. Si pasojë e sulmit, biznesmeni është qëlluar me dy plumba, njëri në bark dhe tjetri në këmbë. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga deklaratat e tij dhe të së shoqes mësohet se nuk kanë arritur t’i dallojnë agresorët, por dyshojnë për motive hakmarrjeje pasi Kazani ka konflikte pronësie dhe procese gjyqësore të hapura në gjykatat shqiptare.

 

Komento
Shperndaje