Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tirana dënon dhunën e policisë në “Loro Boriçi”

Tirana dënon dhunën e policisë në “Loro Boriçi”
December 13
19:50 2017

Përfundimi i ndeshjes së Kupës në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Tiranës është shoqëruar me incidente. “Përballja” ka vijuar të luhet edhe në dhomat e zhveshjeve por këtë herë mes futbollistëve bardhe e blu dhe policisë të pranishme në stadium. Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi i Tiranës tregon se policia ka dhunuar futbollistët e ekipit.

“KF Tirana dënon publikisht dhunën fizike dhe verbale të ushtruar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Shkodrës.

Në përfundim të ndeshjes Vllaznia – Tirana, në ambientet e brendshme të stadiumit “Loro Borici”, policia ka përdorur shkopinj gome kundër lojtarëve të Tiranës. Jo vetëm dhunë fizike por dhe dhunë verbale për një situatë të dale nga konteksti sportiv prej tensionit artificial që policia krijoi.

Debatet mes lojtarëve të dy skuadrave në përfundim të ndeshjes, brenda kufinjve sportiv, kane sjellë me pas sjelljen e turpshme të policisë të cilën KF Tirana e denoncon publikisht.”,- shkruhet në postim.

Komento
Shperndaje