Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tifozët rumunë urojnë Shqipërinë për fitoren

June 20
09:36 2016

...

...
Picture 1 of 8

Mbrëmjen e djeshme, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka fituar përballjen me Rumaninë duke shënuar kështu fitoren e parë të përfaqësueses në Kampionatin Europian 2016. Në minutën e 43-të, Armando Sadiku shënoi golin, i cili i dha tri pikë skuadrës sonë dhe i rriti shpresat për kualifikim në fazën tjetër. E gjithë Shqipëria e ka festuar fitoren, njerëzit kudo janë ngritur në këmbë dhe kanë brohoritur fort pas përfundimit të ndeshjes. Shumë urime kanë ardhur për Shqipërinë edhe nga vendet e tjera, madje edhe nga Rumania. UEFA postoi në faqen zyrtare në Facebook një foto të golashënuesit në të cilën kanë shpërthyer urimet nga vendet e tjera për Kombëtaren tonë. Urimet më të shumta kanë qenë nga tifozët rumunë, të cilët na kanë uruar për fitoren pavarësisht përballjes me ta. Shfletoni galerinë dhe shihni disa nga urimet e tifozëve të huaj.

Komento
Shperndaje