Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tifozët e Rusisë ushtrojnë dhunë, UEFA procedim për sjellje raciste

Tifozët e Rusisë ushtrojnë dhunë, UEFA procedim për sjellje raciste
June 12
13:35 2016

Pas përfundimit të ndeshjes së zhvilluar mbrëmjen e djeshme mes Anglisë dhe Rusisë, duket se tifozët rusë nuk e kanë përjetuar me sportivitet rezultatin në disfavor të tyre.

Disa prej tyre, duke ushtruar dhunë, kanë prishur dhe shkatërruar ambiente të stadiumit dhe të ndërtesave që gjendeshin aty pranë. Pas të gjitha provave të mbledhura, UEFA ka nisur menjëherë një procedim ndaj Federatës Ruse, ku në fokus është sjellja raciste si dhe shkatërrimi i pronës nga ana e tifozëve.

Nuk dihet ende se si do të përfundojë ky procedim, por vlen për t’u theksuar se rregullat e UEFA-s për Kampionatin Europian që zhvillohet në Francë janë edhe më të shtrënguara se herët e tjera, si pasojë edhe e sulmeve terroriste më herët në këtë vend.

Komento
Shperndaje