Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Ti më bëre vrasës, nënë!”. Letra e të burgosurit

“Ti më bëre vrasës, nënë!”. Letra e të burgosurit
February 24
10:25 2017

Një i dënuar me vdekje në pritje të ekzekutimit kërkoi si dëshirë të fundit një laps dhe një letër. Pasi shkroi për disa minuta, i dënuari thirri rojën dhe i kërkoi që atë letër t’ia dorëzonte mamasë së tij, shkruan Express.

Në letër shkruhej:

“Mama, nëse do kishte drejtësi në këtë botë do të ishim të dy të dënuar, jo vetëm unë. Je po aq fajtore sa unë, madje je fajtore edhe për jetën që do humb. E mban mend kur solla në shtëpi një biçikletë të vjedhur?

Më ndihmove ta fshihja që babai të mos e zbulonte dhe të mos më dënonte. E mban mend kur vodha para nga portofoli i fqinjit?

I shpenzove me mua në qendrën tregtare. E mban mend kur u zure me babain dhe ai u largua?

Ai donte të më korrigjonte sepse në vend që të studioja, kopjova në provim… dhe në fund më përjashtuan nga shkolla.

Ti u ktheve kundër babait, mësuesve dhe si përfundim unë nuk mësova asgjë, përveçse të isha një kriminel. Mama, unë isha vetëm një fëmijë, më pas u bëra një adoleshent problematik dhe tani jam një burrë agresiv dhe jotolerant.

Mama, unë isha thjesht një fëmijë që kishte nevojë të korrigjohej, jo të më aprovohej çdo gjë që bëja. Por, sidoqoftë, unë të fal. Kërkoj vetëm diçka nga ti, që këtë letër ta lexojnë sa më shumë prindër në botë. Të kuptojnë përgjegjësinë që kanë në rritjen e një fëmije, ta bëjnë një njeri të rritur që mund të veprojë mirë ose keq.

Faleminderit mama, që më dhe jetën dhe që më ndihmove ta humbas!

Djali yt kriminel.

Doja t’ju kujtoj se:

Kush refuzon të dënojë fëmijën, nuk e do. Kush e do nuk heziton t’i bërtasë”. 

Shperndaje