Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“The Times” paralajmëron: “Kryeministrja britanike May jep nesër dorëheqjen”

“The Times” paralajmëron: “Kryeministrja britanike May jep nesër dorëheqjen”
May 23
18:23 2019

Kryeminsitrja britanik, Theresa May, pritet të japë dorëheqjen ditën e nesërme, pas kryengritjes së kabinetit rreth planit të Brexit. Kjo lëvizje e radhës paralajmërohet nga media britanike  “The Times”, e cila iu referohet burimeve të saj të sigurta.

Kryeministrja të martën ka paraqitur një sërë zgjidhjesh kompromisi për Brexit, ku mes tjerash jepen të gjitha mundësitë e referendumit të dytë dhe një qëndrim i mundshëm, i përkohshëm, brenda unionin doganor me Bashkimin Europian.

Dje u largua nga kabineti qeveritar, ministrja e ngarkuar për marrëdhënie me parlamentin Andrea Leadsom, e cila ka deklaruar se jep dorëheqjen, sepse nuk kishte fare besim se qeveria do ta zbatojë Brexit-in.  Plani për zbatimin e Brexit u vendos në qershor të 2016 përmes referendumit.

Burimi:Balkanweb

 

Komento
Shperndaje