Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Thaçi “thyen” rregullat! Flet shqip në televizionin serb: “Vuçiç e di se Kosova është e pavarur”

Thaçi “thyen” rregullat! Flet shqip në televizionin serb: “Vuçiç e di se Kosova është e pavarur”
June 03
08:33 2017

I ftuar në televizionin serb “N1 Info”m presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur sigurisht për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë.

E veçanta e gjithë intervistës ishte se presidenti Thaçi nuk kishte pranuar të fliste gjuhë tjetër veç shqipes dhe gjithë kohës intervista është realizuar me përkthim në kufje për të dhe gazetaren, një akt ky që është duartrokitur nga shqiptarët e Kosovës.

“Balkanweb” raporton se ndër të tjera presidenti Thaçi është shprehur: “Serbia duhet të largohet nga miti për Kosovën. Nuk duhet të jetojë me të kaluarën, por të shikojë kah e ardhmja. Lidershipi i Serbisë dhe Vuçiçi e di se Kosova është vend i pavarur dhe sovran. Por mendoj se deklarata e tij ka qenë më shumë për konsum të brendshëm. Dialogu nuk ka alternativa, do të jemi të përkushtuar që të vazhdojë dialogu, në mënyrë që të kemi fqinjësi të mirë”. /Blitz.al/

Shperndaje