Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Thaçi president, Nikoliç: S’marr pjesë në betim, Kosova s’ekziston si shtet

Thaçi president, Nikoliç: S’marr pjesë në betim, Kosova s’ekziston si shtet
March 31
14:26 2016

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka folur lidhur me ftesën e Thaçit për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të tij si president i Kosovës. Ai është shprehur se nuk mund të shkojë në ceremoninë e inaugurimit të një kryetari shteti që s’ekziston.

“Po e shoh se ajo [ftesa] ka arritur në media, por unë s’e kam vendin atje për shkak se unë jam kryetar i Serbisë”, – është shprehur Nikoliç, duke thënë se shteti i pavarur i Kosovës nuk ekziston dhe se betimi i Thaçit bëhet në kuadër të institucioneve të përkohshme të Prishtinës, sipas Kushtetutës së Kosovës.

Hashim Thaçi do të betohet si president i Kosovës më 7 prill. Në inaugurimin e tij pritet të marrin pjesë shumë personalitete të vendit, rajonit dhe botës.

Komento