Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Thaçi president, Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kontestimin e opozitës

Thaçi president, Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kontestimin e opozitës
April 04
10:28 2016

Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka hedhur poshtë kontestimin  e opozitës për zgjedhjen e Hashim Thaçit president. Ndër arsyetimet e mospranimit të kërkesës së opozitës, thuhet se parashtruesit e kërkesës pretendojnë se ky vendim shkel Nenin 86 të Kushtetutës dhe pohojnë se mungon kuorumi i nevojshëm për zgjedhjen e presidentit, por sipas gjykatës, ata nuk kanë paraqitur ndonjë argument lidhur me përmbajtjen e vendimit të kontestuar, transmeton “lajmi.net”.

“Gjithashtu, sa i përket asaj se parashtruesit po ashtu kanë kërkuar që gjykata t’i drejtojë një sërë pyetjesh kuvendit, gjykata gjen se kjo kërkesë nuk hyn në fushëveprimin e kërkesave të dorëzuara sipas Nenit 113.5 të Kushtetutës”, – thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës Kushtetuese që legjitimon zgjedhjen e Thaçit në krye të shtetit.

Komento