Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Thaçi president, detaje nga programi i ceremonisë së inaugurimit

Thaçi president, detaje nga programi i ceremonisë së inaugurimit
March 24
18:10 2016

Më 7 prill, Presidenti i zgjedhur, Hashim Thaçi, do të betohet përpara deputetëve të Kosovës dhe do marrë mandatin e tij presidencial. Një ditë më pas, do të zhvillohet edhe ceremonia e inaugurimit në sheshin “Skënderbej”, ku pritet që të jenë të pranishëm qindar mysafirë, poolitikanë, presidentë dhe diplomat të shumtë nga rajoni dhe bota.

Përgatitjet për këtë inaugurim janë finalizuar dhe ka filluar edhe shpërndarja e ftesave zyrtare, raporton “lajmi.net”. Ftesa, e cila do të jetë në tri gjuhë, shqip, anglisht dhe serbisht, do u dërgohet mysafirëve. Meqënëse Thaçi është i pari president, i cili po merr mandatin me procedurë të rregullt, në programin e ceremonisë së inaugurimit është planifikuar që Jahjaga t’i dorëzojë atij edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në këtë eveniment do të parakalojë edhe garda e nderit e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe do të performojë edhe orkestra e Filarmonisë së Kosovës.

Komento
Etiketimet
Shperndaje