Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Thaçi president, 1,000 të ftuar në ceremoninë e inaugurimit

Thaçi president, 1,000 të ftuar në ceremoninë e inaugurimit
April 05
08:40 2016

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se në seancën plenare të së enjtes do të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës: betimi i Hashim Thaçit si President i Kosovës. Ai shtoi se betimi i presidentit të ri do të mbahet në sallën kryesore të institucionit.

Një ditë pas betimit, më 8 prill, do të organizohet ceremonia e inaugurimit në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës, ku do të jenë të ftuar 1,000 persona. Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit të ri, ka bërë të ditur për “Zërin” se më 8 prill do të ketë parakalim të dy presidentëve, Atifete Jahjaga dhe Hashim Thaçi.

“Do të ketë parakalim të dy presidentëve, Jahjaga dhe Thaçi, para Gardës së Nderit, do të ketë një dorëzim-pranim ceremonial të detyrës dhe Jahjaga do t’ia dorëzojë presidentit Thaçi një kopje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, – ka bërë të ditur ai.

Etiketimet
Shperndaje