Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Thaçi në Brazil, kërkon njohjen e Kosovës nga tre shtete

Thaçi në Brazil, kërkon njohjen e Kosovës nga tre shtete
August 07
15:04 2016

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po vijon takimet me presidentë dhe liderë botërorë gjatë vizitës së tij zyrtare në Rio de Janeiro të Brazilit. Në takimin e zhvilluar me zv/presidentin e Brazilit, Michel Temer, Presidenti Thaçi ka kërkuar ruajtjen e kontakteve mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë, përcjell Blitz.al.

Kjo temë ka qenë në fokus dhe të takimeve zhvilluar me homologun argjentinas Mauricio Macri dhe atë sllovak, Andrej Kiska. Mësohet se Presidenti i Kosovës i ka ftuar përfaqësuesit e tre shteteve që tu bashkohen 112 shteteve të botës, që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje