Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Thaçi dekoron sot 13 personalitete shqiptare të kulturës dhe shkencës

Thaçi dekoron sot 13 personalitete shqiptare të kulturës dhe shkencës
October 03
11:12 2016

Gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet të dekorojë 13 personalitete shqiptare nga fusha e kulturës dhe shkencës, për rolin e veçantë që ata kanë dhënë në shërbim të lirisë dhe shtetndërtimit.

Referuar njoftimit të ambasadës kosovare në Tiranë mësohet se presidenti Thaçi rreth orës 14:00 do të vizitojë familjen e shkrimtarit Dritëro Agolli, të cilin do ta dekorojë për kontributin e dhënë në letërsinë shqipe dhe angazhimin në shërbim të kauzës së Kosovës.

Pritet që presidenti i Kosovës të dekorojë edhe personalitete të tjera, ndër ta edhe disa pas vdekjes.

Me Urdhrin e Pavarësisë do të dekorohen:

Dritëro Agolli

Xhevahir Spahiu

Moikom Zeqo

Shaban Sinani

Ekrem Bardha

Vladimir Prela, pas vdekjes

Sabri Godo, pas vdekjes

Me Urdhrin Presidencial për Merita do të dekorohen:

Naim Zoto

Agim Doçi

Gjok Beci, pas vdekjes

Eduard Mazi

Fatime Sokoli, pas vdekjes

Edmond Zhulali

/Blitz.al/

 

Etiketimet
Shperndaje