Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tevez në Kinë, ja rroga stratosferike

Tevez në Kinë, ja rroga stratosferike
December 29
12:17 2016

Carlos Tevez është transferuar zyrtarisht në Kinë, te skuadra e Shangai Shenhua, duke u bërë kështu futbollisti më i paguar në histori.

Argjentinasi ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 38 milionë € në sezon.

Largimi i Tevez është konfirmuar nga të dy klubet. Boca Juniors e ka përshëndetur argjentinasin me një mesazh: “Të priftë e mbara Karlitos! Do të mbetesh përherë në zemrat tona”.

Tevez ka veshur më parë fanellat e Machester United e Manchester City, West Ham dhe Juventus.

Aktualisht Tevez luan me ekipin e Boca Juniors, duke e ndihmuar të fitojë kampionatin dhe kupën e Argjentinës.  /Blitz.al/

Komento

Shperndaje