Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tetovë, provokimi i rëndë: “Ti je mysliman, mos festo!”

Tetovë, provokimi i rëndë: “Ti je mysliman, mos festo!”
December 22
11:44 2016

Një provokim i rëndë është bërë në Tetovë të Maqedonisë me disa fletushka të shpërndara në këtë qytet.

Në broshurat e ngjitura gjithandej përgjatë rrugëve kryesore, shkruhet tekstualisht: “Ti je mysliman. Mos festo festat e fundvitit!”- shkruan media lokale TetovaSot.

Më tej në këto fletë shkruhet “Kush i përngjan një populli ai është prej tyre”.

Për këto fletë me mesazhe provokative është njoftuar edhe policia lokale dhe ka filluar heqja e tyre.

Nuk dihet se kush qëndron pas një veprimi të tillë në prag të Krishtlindjes, por kjo nuk është hera e parë që shpërndahen materiale të tilla provokative.

Duke qenë se pjesa dërrmuese e komunitetit shqiptar në Maqedoni është e përkatësisë myslimane, këto broshura dyshohet se janë shpërndarë nga nacionalistë maqedonas për të shkatërruar frymën e bashkëjetesës në komunitet.

Qyteti i Tetovës ka një përqindje të konsiderueshme me qytetarë shqiptarë dhe herë pas here kanë ndodhur incidente të tilla. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje