Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tetë djem janë shpëtuar deri tani nga shpella e përmbytur në Tajlandë

Tetë djem janë shpëtuar deri tani nga shpella e përmbytur në Tajlandë
July 09
14:36 2018

Tashmë thuhet se tetë djem janë shpëtuar nga shpella e përmbytur në Tajalndë, ku ekipi i futbollit prej 12 fëmijësh dhe tranjeri i tyre janë bllokuar për më shumë se dy javë.

Një zyrtar nga Royal Thai Navy pak më herët konfirmoi se djali i pestë ishte nxjerrë me sukses nga shpella. Që nga ai moment edhe tre ambulanca me tre të tjerë janë parë duke lënë vendin e ngjarjes dhe këtë e konfirmuan gazetarët në Tajlandë.

Misioni i shpëtimit filloi përsëri këtë mëngjes pasi zhytësit hynë në tunelet e përmbytura në Chiang Ra në veri të Tajlandës për dy ditë radhazi.

Shumë helikopterë mjekësorë janë parë duke u ulur pranë spitalit në qytetin Chiang Rai afër vendodhjes së shpellës. Kushtet nuk janë ende shumë të mira dhe po veprohet shumë shpejt, pasi frika nga shiu është e madhe. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje