Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Testimet e fshehta zbulojnë: Në Rinas futet tritol

Testimet e fshehta zbulojnë: Në Rinas futet tritol
July 02
15:24 2016

Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Policia e Shtetit kanë kryer tre testime të fshehta që kanë si qëllim rritjen e sigurisë në aeroportin “Nënë Tereza”. Mësohet se tre testimet janë realizuar më 20 prill 2016.

Testimi 1: futja e eksplozivit; testimi i dytë: futja e armëve të ftohta; testimi i tretë: çarja e rrethimit (perimetrit të jashtëm), tek e njëjta derë ku kanë hyrë dhe grabitësit. Mësohet se në të tre testimet, siguria e aeroportit ka dështuar të detektojë rrezikun. Tritoli dhe thika janë futur në të njëjtën pikë ku u fut dhe makina e grabitësve. Kanë mjaftuar vetëm 10 minuta për të çarë rrethimin, gjë që nuk është kapur nga sistemi i kamerave të ICTS-së, i cili nuk ka funksionuar.

Raporti tronditës që flet qartë për pasigurinë në aeroport dhe indiferencën me të cilën është trajtuar çështja nga “Airport Partners” dhe kompania ICTS, përgjegjëse për sigurinë e Rinasit, i është dorëzuar aeroportit dhe Ministrisë së Transporteve në mes të muajit Maj.

Referuar shkresës, tre testet e dështuara përfshinin futjen e eksplozivit në bagazh dore dhe të detonatorëve, futjen e një thike të ftohtë përmes daljes së stafit dhe ekuipazhit dhe futjen në perimetrin rrethues, pikërisht aty ku ndodhi grabitja e pak ditëve më parë. Tetsi i tretë konsiderohet si më skandalozi për shkak se lidhet drejtpërsëdrejti me grabitjen e ndodhur dy ditë më parë.

Burimi: Top Channel

Etiketimet
Shperndaje