Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Testi bërthamor i Koresë së Veriut, zemërohen udhëheqësit botërorë

Testi bërthamor i Koresë së Veriut, zemërohen udhëheqësit botërorë
September 09
16:03 2016

Udhëheqësit botërorë janë zemëruar pas deklaratës së Koresë së Veriut, e cila bëri me dije se ka kryer me sukses testin e pestë bërthamor, që thuhet se është testi më i madh bërthamor. Ky veprim u cilësua nga autoritetet e Koresë së Jugut si “papërgjegjshmëri maniakësh”.

Kina shfaqi haptazi kundërshtimin e saj, Japonia “protestoi” gjithashtu kundër, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan pasoja serioze. Kjo çështje pritet që të jetë në fokus të diskutimeve që do të zhvillojë Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Pavarësisht se testet bërthamore janë të ndaluara nga OKB-ja, ky test është i dyti për këtë vit i kryer nga Koreja e Veriut. Testi u krye në Ditën Kombëtare të vendit, që feston themelimin e regjimit aktual. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje