Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Testet bërthamore të Koresë së Veriut, Japonia merr masa: Fond 1 miliard $ për përmirësimin e mbrojtjes

Testet bërthamore të Koresë së Veriut, Japonia merr masa: Fond 1 miliard $ për përmirësimin e mbrojtjes
October 17
13:36 2016

Japonia mundet të përshpejtojë përmirësimin e mbrojtjes nga raketat në prag të testeve bërthamore të njoftuara nga Koreja e Veriut. Flitet për financimin e 1 miliard dollarëve në prag të lëshimit të një rakete me rreze të mesme.

Burime të njohura me këtë propozim të autoriteteve japoneze shprehen se ky fond parash përfshin edhe të hollat që do të përdoren për përmirësimin e baterive të PAC-3 Patriot. Burimet në fjalë nuk kanë pranuar të identifikohen, pasi sipas tyre nuk janë të autorizuar të flasin për mediat.

“Përparimi i dukshëm teknologjik i Koresë së Veriut paraqet një kërcënim në rritje për Japoninë”,- është shprehur një zyrtar japonez.

Pritet që qeveria, me në krye kryeministrin Shinzo Abe, të flasë më konkretisht lidhur shpenzimet që mund të miratohen përpara se të nisin diskutimet mbi buxhetin e vitit të ardhshëm. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje