Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Terrorizoi Vlorën, kosovari: Nuk kam lidhje me ISIS

Terrorizoi Vlorën, kosovari: Nuk kam lidhje me ISIS
August 19
15:35 2016

Shtetasi Dijar Xhema nga Mitrovica e Kosovës, i cili u vu në pranga dy ditë më parë pasi dhunoi dhe tentoi të rrëmbejë tre persona, shprehet se nuk ka lidhje me organizatën terroriste të Shtetit Islamik.

Ai u arrestua menjëherë nga policia dhe ndaj tij u ngritën akuza për veprime terroriste pas thirrjeve në rrugë “Akllahu Akbar” dhe “Jam i dërguari i Allahut”. Burime të “Report TV” shprehen se avokati i të akuzuarit ka depozituar kartelën mjekësore ku sqarohet se 29-vjeçari vuan nga çrregullime mendore.

Kosovari Dijar Xhema është shprehur se nuk ka lidhje me ISIS, por ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike kur tentoi të rrëmbejë tre personat. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje