Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Terrorizmi, strukturë e posaçme antiterror në polici

Terrorizmi, strukturë e posaçme antiterror në polici
March 26
16:18 2016

Frika nga terrorizmi, shkaktuar nga thirrjet e urrejtjes ga elementë ekstremistë islamikë, por edhe rreziku që ekziston se përmes fluksit të refugjatëve mundet që këta elementë të deportojnë në vend, ka mobilizuar strukturën antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Mbi 100 agjentë të trajnuar në vendet e Bashkimit Europian do të monitorojnë dhe mbajnë në vëzhgim elementët e mundshëm ekstremistë në vendin tonë. Sipas burimeve të Policisë së Shtetit, në këtë formë po monitorohen lëvizjet e këtyre elementëve, si dhe punohet për të parandaluar radikalizimin e të tjerëve.

Kjo strukturë e posaçme do të funksionojë edhe si barrierë për të ndaluar infiltrimin e elementëve terroristë në vendin tonë. Në bashkëpunim me homologët e rajonit apo të vendeve të BE-së, struktura e antiterrorit mbledh informacion për kryerjen e verifikimit paraprak, të kontrollit të lëvizjes së këtyre personave dhe shkëmbimit të të dhënave me agjencitë europiane.