Terrorizmi, Obama shpall shtesën prej 250 forcash speciale që do të dërgohen në Siri

April 25
12:49
2016
Në kuadër të luftës kundër terrorizmit, presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, ka bërë të ditur se personel shtesë do të dërgohet në Siri për të luftuar kundër ISIS-it. Ai e bëri të ditur lajmin gjatë një fjalimi në Hannover të Gjermanisë.
“Duke pasur parasysh suksesin e arritur, unë kam miratuar vendosjen shtesë prej 250 forcash speciale në Siri. Trupat amerikane që do të dërgohen nuk do të udhëheqin luftën në terren, por do të jenë thelbësore në ndihmën ndaj forcave speciale ekzistuese”, – ka deklaruar Obama.
Presidenti amerikan shtoi se administrata e tij do të vazhdojë të ndërmarrë zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund luftës civile siriane.